STOILKOVIQ MICKOSKI

Stoilkoviq: Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit është nxitje për një të ardhme të përbashkët

August 13, 2025
1 minut lexim

Me rastin e shënimit të përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive uron të gjithë qytetarët e RMV-së.

Kjo ditë përfaqëson një kujtesë të momentit historik që ka formësuar rrugëtimin e shoqërisë sonë gjatë viteve të fundit. Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk shënoi vetëm fundin e konfliktit, por hapi rrugën drejt ndërtimit të një shoqërie të bazuar mbi barazinë, respektimin e dallimeve dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen.

Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive mbetet e përkushtuar në zbatimin dhe avancimin e parimeve të përcaktuara me këtë marrëveshje, mbrojtjen e të drejtave të bashkësive, përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, forcimin e kohezionit kulturor dhe promovimin e vlerave të jetesës së përbashkët.

Përvjetori i sotëm është një kujtesë se jeta e përbashkët nuk ndërtohet vetëm përmes zgjidhjeve ligjore, por, mbi të gjitha, përmes njerëzve që kanë mirëkuptim, respekt dhe përkushtim të përbashkët. Paqja nuk mbahet vetvetiu, por përfshihet në veprimtarinë e përditshme. Këto janë vlera që duhet t’i kultivojmë vazhdimisht, me praktikë të përditshme, politika konkrete, përgjegjësi të përbashkët dhe me besimin se së bashku jemi më të fortë, më të mirë dhe më afër asaj që duam ta quajmë demokraci e vërtetë.

Ministria i inkurajon të gjithë faktorët, institucionet, sektorin qytetar, bashkësinë akademike dhe qytetarët që të vazhdojnë të kontribuojnë në mënyrë aktive në realizimin e qëllimeve të marrëveshjes, si bazë për një të ardhme të qëndrueshme, demokratike dhe evropiane të shtetit tonë. Prandaj ky përvjetor le të mos jetë vetëm një kujtesë për të kaluarën, por edhe një nxitje për të ardhmen që e ndajmë, në barazi, dinjitet dhe vizion të përbashkët, thuhet në urimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

naomi campbell mahnit me bikini elegante ne jahtin luksoz te mohammed al turki ne spanje 689c4a5529e84
Lajmi i mëparshëm

Naomi Campbell mahnit me bikini elegante në jahtin luksoz të Mohammed Al Turki në Spanjë

24 vjet nga marreveshja e ohrit 689c4e5203890
Lajmi i radhës

24 vjet nga marrëveshja e Ohrit

Të fundit nga

ShkoLartë