Stoilkoviq në Beograd takoi kryeministrin e Serbisë Vuçeviq. U diskutua për mundësitë e ndihmës shtesë për të prekurit në tragjedinë e Koçanit

March 17, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, realizoi sot një takim me Kryeministrin e Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për hapat e ardhshëm, si dhe për mundësitë e ofrimit të ndihmës shtesë pas ngjarjes tragjike në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.

Stoilkoviq, gjithashtu, i shprehu falënderim Kryeministrit serb Vuçeviq për dorën e shtrirë dhe për mbështetjen e pakursyer që Serbia, në përputhje me mundësitë e saj, po ia ofron vendit tonë në këto momente të vështira.

“Solidariteti që Serbia ka treguar pas tragjedisë në Koçan është për t’u vlerësuar dhe jemi me të vërtetë pafundësisht mirënjohës për dorën e shtrirë. Jemi falënderues që, ashtu si fqinjët tanë të tjerë, vunë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre, para së gjithash ato mjekësore,” deklaroi pas takimit Zëvendëskryeministri dhe Ministri Stoilkoviq, duke shprehur njëherazi edhe një herë ngushëllime të thella për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan.

“Mendimet e mia janë ende me të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre, si dhe me ata që po luftojnë për jetën. Ngushëllime familjeve të viktimave, lutje për shërimin e të plagosurve dhe shpresë se së bashku do të arrijmë të zbusim pasojat e kësaj tragjedie të përmasave të papara,” theksoi Stoilkoviq.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Ndryshimi ekonomik është i domosdoshëm”, Jorida Tabaku: Familjet shqiptare po vuajnë koston e lartë të jetesës

Story i radhës

Presidenca: KQZ nuk ka adresuar ndonjë propozim për shkarkimin e Sami Kurteshit

Të fundit nga

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e 9 qershorit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar sot dëshmorët që ranë më 9 qershor gjatë luftës çlirimtare, duke theksuar se veprat e tyre nuk do të harrohen kurrë. Në këtë
sqmken
ShkoLartë