Me rastin e 21 Majit, Ditës Botërore për Diversitet Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, kur e festojmë bukurinë e dallimeve që na bashkojnë, na frymëzojnë dhe na pasurojnë, shpreh urimet e mia të sinqerta si një kujtesë për rëndësinë e diversitetit kulturor si një vlerë thelbësore e çdo shoqërie. Le të jetë pikërisht kjo larmi një urë që ndërton mirëkuptim, respekt dhe bashkëjetesë mes njerëzve, sepse në një botë të mbushur me tradita, gjuhë dhe vlera të ndryshme, forca jonë qëndron në pranimin dhe kultivimin e këtyre dallimeve.
Prandaj, le të jetë kjo ditë një mundësi për të afirmuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm, kohezion social dhe paqe. Diversiteti kulturor nuk është vetëm një pasuri, por edhe një forcë që nxit kreativitetin, tolerancën dhe respektin e ndërsjellë.
Le të na kujtojë kjo ditë se duke vlerësuar dallimet, kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe demokratike, dhe me respektin ndaj çdo kulture – ecim së bashku drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe më harmonike. Le të jetë kultura gjuha jonë e përbashkët, thuhet në urimin e Zëvendës kryeministrit të Qeverisë së RMV dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq.