Stina po ndryshon, ja si të ndihmoni lëkurën të rigjenerohet

min lexim

Lëkura cilësohet si organi më i madh i trupit dhe nga më të ndjeshmit ndaj ndryshimeve që ndodhin papritmas. Këtu futen ndryshimet në rutinën tuaj të përditëshme apo ato atmosferiket.

Dihet tashmë që ndryshimi i stinëve sjell edhe ndryshim të madh në flokë e lëkurë. Për të parandaluar këtë proces që të ndodhë dhe për të bërë ndryshimin nga i ngrohti në të ftohtë për lëkurën tuaj vijnë në ndihmë disa ushqime të caktuara.

Frutat tropikale gjatë verës

Për një lëkurë që shkëlqen gjatë verës kujdesuni të konsumoni sa më shumë fruta tropikale.
Me përmbajtje të lartë uji dhe vitaminash, këto fruta do ta ndihmojnë lëkurën tuaj të luftojnë efektet e çdo dehidratimi që mubd t’ju ndodhë gjatë verës. Për shembull, mango është e pasur me mikronutrientë por gjithashtu përmban antinflamatorë që mbrojnë lëkurën tuaj nga çdo dëmtim i ADN-së nëse jeni djegur nga dielli i fortë i verës.

Shalqiri siç edhe e dini është jashtëzakonisht i pasur me ujë. Gjithashtu ndihmon edhe ne çdo sjqetësim që mund të keni me aknet apo puçrrat. Kjo për shkak të aftësisë së tij për të nxjerrë jashtë trupit toksinat. Përmban gjithashtu likopen, i cili ju ndihmon të keni lëkurë më të butë dhe të shkëlqyeshme.

Kunguj në vjeshtë

Vjeshta është koha kur trupat tanë fillojnë të përshtaten me ndryshimet e stinës së ftohtë dhe kjo është lehtësisjt e dukshme në lëkurën tonë. Gjatë këtyre muajve, ashtu si ne fillojmëtë përgatitemi për dimrin kështu bën edhe lëkura jonë kështu që shfrytëzoni ushqimet sezonale për të ndihmuar në këtë tranzicion.

Farat e kungullit dhe kungulli i vjeshtës veçanërisht, janë një nga burimet kryesore të beta karotenit, të cilin trupi e shndërron në Vitaminë A që është thelbësore për rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Kungulli mbron gjithashtu lëkurën nga dëmtimi i rrezatimit ultraviolet, i cili është i ashpër mbi lëkurë edhe në ditët më të ftohta të vitit. Filloni gjithashtuntë përfshini në dietën tuaj arra, kokrra dhe bishtajore për të marrë sa më shumë acide yndyrore dhe hidratim të lëkurës gjatë vjeshtës.

Yndyrna të shëndetshme gjatë gjithë dimrit

Ata që jetojnë në vende shumë të ftohta do të dëshmojnë se ekstremitetet e motit janë më të dëmshmet për lëkurën. Nëse jetoni në një zonë me erëra të forta ose ku bie shumë dëborë gjatë dimrit duhet të kërkoni për çdo hidratues natyral që vjen nga ushqimet. Yndyrnat e shëndetshme si avokado, peshku vajor dhe arrat dhe farat veprojnë si një hidratues natyral për lëkurën duke ndihmuar në rregullomin e yndyrës në trup. Gjithashtu ushqimet e pasura me omega-3 veprojnë si antinflamatorë të fuqishëm për sëmundje të lëkurës si ekzema dhe psoriaza.

Ushqime të pasura me vitaminë C në pranverë

Kjo vitaminë e tretshme në ujë është një nga antioksidantët më të fuqishëm që mund të përfshijmë në dietat tona. Një vitaminë e cila është jetike për detoksifikimin dhe luftimin e radikalëve të lirë, duke ngadalësuar përfundimisht procesin e plakjes. Ashtu sikurse mund të përdorni ndonjë serum vitamine C për të pasur një lëkurë rrezatuese e të ndritshme edhe të konsumosh ushqime të pasura me vitaminë C është e njejta gjë.

Pranvera është periudha kur trupat tanë fillojnë të shkëputen nga gjumi letargjik i dimrit dhe kërkojnë më shumë energji e kujdes. Kshtu konsumoni sa më shumë luleshtrydhe, portokallë, limonë e speca. Një këshillë përgjatë gjithë vitit do të ishte të mos harroni të konsumoni shumë ujë pasi kjo do të ndihmojë shumë në mbajtjen e një lëkure të shëndetëshme e të re.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pak orë para koncertit madhështor, përlotet Rita Ora, kjo është arsyeja

Story i radhës

Rahoveci përballet me ekipin çek në garat evropiane

Të fundit nga