Grimi i errët është frymëzim kryesor për këtë trend amerikan, mirëpo nuk ka nevojë të jeni eksperte e veçantë, por mjafton të keni vetëm disa produkte kryesore
Personazhet e filmit si Beetlejuice apo familja Addams dhe macet e këndshme dhe skeletet janë shpesh motive të stilit të grimit për Halloweenin gjithnjë e më të popullarizuar.
Me laps të zi është e lehtë të vizatosh hundën, mustaqet dhe vetullat.
Skuqja nuk është e nevojshme këtu, është mirë të dukeni të zbehtë.
Një hit është edhe motivi i lotëve, në tonalitete të errëta dhe gri.
Nuk është e vështirë të bëhesh “Wednesday Addams” në një ditë.
Personazhi i një skeleti është lehtë për t’u rikrijuar me disa linja dhe me grim të pabarabartë.
Merimangën vërtet nuk është e vështirë ta vizatosh – vendoseni në rrjetën e saj të preferuar.