stevco jakimovski denohet me tre vjet e gjysme burg 680916ec00bb1

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

April 23, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për ndërtim pa leje.

Për të njëjtën vepër, një ish-punonjës i komunës me iniciale T.Gj. është dënuar me dy vite burgim me kusht. Aktgjykimi ende nuk është i plotfuqishëm, ndërsa Jakimovski ka paralajmëruar ankesë, pasi pretendon se është i pafajshëm që nga fillim i procedurës.

“Gjykata e ka shpallur fajtor të akuzuarin S.J. për veprën penale ndërtim pa leje nga neni 244-a paragrafi 1 i Kodit Penal për ndërtimin e objektit të paluajtshëm – objekt administrativ i pushtetit Lokal, dhe për këtë vepër e ka dënuar me burgim prej 1 viti. Gjykata e dënoi të pandehurin S. J. dhe për veprën e kryer – Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 lidhur me nenin 45 të Kodit Penal, me burgim prej 3 vjet”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Gjykatës Penale.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

aksion i mpb se rreth 50 te dyshuar per abuzime ne fspim 680916e7adb35
Story i mëparshëm

Aksion i MPB-së: Rreth 50 të dyshuar për abuzime në FSPIM

tradite e mbrapsht punetoret duhet te dalin ne rruge qe te marrin pagat 680916f04209c
Story i radhës

Traditë e mbrapsht, punëtorët duhet të dalin në rrugë që të marrin pagat!

Të fundit nga

ShkoLartë