stervitja e emergjencave civile ne shkoder marrin pjese 13 vende 67f68b4923163

​Stërvitja e Emergjencave Civile në Shkodër, marrin pjesë 13 vende

April 9, 2025
1 minut lexim

Në veri të Shqipërisë, në Shkodrën e goditur shpesh here nga fatkeqësitë natyrore, po zhvillohet një nga stërvitjet më të mëdha për përballimin e emergjencave civile, në kuadër të projektit “Flood North ALB”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Stërvitja ndërkombëtare përfshin 13 partnerë nga Ballkani dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, me qëllim testimin e kapaciteteve të reagimit të forcave të mbrojtjes civile në raste tç fatkeqësive, raporton tch.

Andre Rizzo, përfaqësues i Komisionit Evropian tha se një anëtare e re e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, Shqipëria po tregon angazhim maksimal për përmirësimin e kapaciteteve të saj në përballimin e emergjencave.

Stërvitje të tilla janë thelbësore për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të minimizuar dëmet dhe për të shpëtuar jetë në raste fatkeqësish natyrore. Sidomos në prefekturën e Shkodrës, ku koha ka treguar se jeni përballur me përmbytje të shpeshta”.

Kjo stërvitje e përbashkët, vjen pak kohe pas anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.

Shqipëria ka dhënë kontribut në ndihmën ndërkombëtare, si në tërmetin shkatërrues në Turqi në fund të vitit 2022 dhe gjatë zjarreve masive që goditën Greqinë në verën e vitit 2023.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ministri limani ne konferencen rajonale ne tirane per avancimin e reformave te kujdesit ndaj femijeve 67f685e73aac9
Story i mëparshëm

Ministri Limani në Konferencën rajonale në Tiranë për avancimin e reformave të kujdesit ndaj fëmijëve

baraliu asnje deputet nuk deshiron te shkoje serish ne zgjedhje secili mund ta votoje qeverine e vv se 67f694a7370c8
Story i radhës

Baraliu: Asnjë deputet nuk dëshiron të shkojë sërish në zgjedhje, secili mund ta votojë qeverinë e VV-së

Të fundit nga

ShkoLartë