steinmeier ushtria evropiane nuk mund ta zevendesoje nato n 67f8eac90b1ce

Steinmeier: Ushtria evropiane nuk mund ta zëvendësojë NATO-n

April 11, 2025
1 minut lexim

Një ushtri evropiane nuk do të ishte një zëvendësim për NATO-n, deklaroi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Ne kemi shumë për të falënderuar NATO-n”, theksoi ai gjatë një vizite në selinë ushtarake në qytetin perëndimor gjerman të Koblenzit.

“Këshilla ime është: të mos strehohemi në alternativa që nuk janë të disponueshme. Ushtria evropiane është një ide, por nuk është një zëvendësues adekuat për sigurinë e ofruar nga NATO-ja”, deklaroi ai, “Gjermania duhet të japë një kontribut më të madh në aleancën e mbrojtjes perëndimore në vitet e ardhshme”, argumentoi presidenti, siç shkruan mediumi gjerman “dpa”.

Ndërsa ushtria gjermane, ose Bundeswehr, ka ndryshuar gjatë dekadave, pyetja se çfarë bëjnë ushtarët e saj nuk ka ndryshuar. Kjo është mbrojtja e rendit tonë themelor, të lirë dhe demokratik. Është mbrojtja e lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor”, theksoi ai.

Steinmeier iu referua gjithashtu një marrëveshjeje koalicioni të shpallur të mërkurën në Berlin për të formuar qeverinë e ardhshme gjermane.

“Ne takohemi këtu në një ditë të veçantë, pas javësh negociatash për një marrëveshje koalicioni”, u tha presidenti ushtarëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

yllit te chelseat ia marrin makinen 67f8e7028598c
Story i mëparshëm

Yllit të Chelseat ia marrin makinën

komuna e vushtrrise dhe ndermarrja iber lepenc vazhdojne marreveshjen qe siguron mbulimin e 50 per qind te kostos se ujitjes per tokat bujqesore 67f8eb3bd9741
Story i radhës

Komuna e Vushtrrisë dhe ndërmarrja “Ibër-Lepenc” vazhdojnë marrëveshjen që siguron mbulimin e 50 për qind të kostos së ujitjes për tokat bujqësore

Të fundit nga

Festa Qoqaj pozon nga shtrati

Influencerja e njohur, Festa Qoqaj gjithmonë është pranë ndjekësve të saj me postime të ndryshme. Edhe sot ajo ka ndarë disa fotografi me ndjekësit në Instagram. Siç shihet ajo ka pozuar në një

Shitet vetura e famshme e Elvis Presleyt

Ky është Cadillac Eldorado i vitit 1970, i cili u modifikua për Elvis Presley-n nga dizajneri legjendar i makinave, Jay Ohrberg, dhe u shndërrua në “Guitar Car”. Elvis e përdori këtë veturë

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. “Do të
ShkoLartë