stefanovic e vleresoi fjalen e vucicit ne sallen e zbrazte si vazhdimesi te politikes se millosheviqit dhe sheshelit 650dee105155d

Stefanoviç e vlerësoi fjalën e Vuçiçit në sallën e zbraztë si vazhdimësi të politikës së Millosheviqit dhe Sheshelit

September 22, 2023
1 minut lexim

Kreu i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë dhe ish krye-negociatori Borko Stefanoviç ka deklaruar se “fjalimi i Vuçiç në sallën e zbraztë të OKB-sl ishte dëshmi se Serbinë po e udhëheq njeriu që para dy dekadave nuk kuptoi rënien e murit të Berlinit dhe nuk kupton rrethanat dhe situatën aktuale duke vazhduar politikën e Millosheviqit dhe Sheshelit” shkruan “Beta, transmeton “Bota Sot”.

Ai përqeshi edhe fjalimin në sallën e zbrazur dhe duartrokitjen e Daçiç që nuk ka kuptuar asnjë fjalë nga fjalimi i Vuçiç në gjuhën angleze.

“Leksioni për drejtësinë ndërkombëtare dhe padrejtësitë nga fuqitë e mëdha të ngjashme me politikën e Millosheviqit dhe Sheshelit tregon se ai ka mësuar nga librat e vjetër” akuzoi ai Vuçiçin.

Vuçiç sipas tij tregoi se ai vazhdon me politikën e futjes së gishtit në sy të gjithë atyre që duan ta zgjedhin problemin e Kosovës. Vuçiç definitiv riktheu retorikën e viteve 90-të dhe me këtë fjalim as nuk krijuam miq as nuk morëm mbështetje duke treguar se nuk jemi pjesë e zgjidhjes.

Si e ka përjetuar Daçiç fjalimin kur nuk ka kuptuar asnjë fjalë, sikurse ata që flasin anglisht përveç udhëheqjes së Serbisë që thonë se Vuçiç ka mbrojtur interesat e Serbisë, ka ironizuar Stefanoviç.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

peja e nis me fitore 650dec2f7980c
Story i mëparshëm

Peja e nis me fitore

lavdi lezam ramadanit la xamit neser do te inaugurohet lapidari ne vice te tetoves 650df1ce9682e
Story i radhës

Lavdi Lezam Ramadanit – La Xamit! Nesër do të inaugurohet lapidari në Vicë të Tetovës

Të fundit nga

ShkoLartë