Steam arrin 30 milionë lojtarë aktivë

October 24, 2022
1 minut lexim

Steam, dyqani i parë dixhital dhe më i madh gaming për PC, arriti një objektiv madhor ditën e djeshme duke numëruar 30 milionë përdorues aktivë njëherazi.

Lajmi vjen nga SteamDB ku 8.5 milionë prej tyre ishin duke luajtur një lojë. Ende rekordi më i lartë i vendosur për numrin e lojtarëve që po luajnë në të njëjtën kohë është 9.3 milionë në 14 Shkurt 2022.

Ky vit ka qenë një sukses i vërtetë për platformën e Valve duke tejkaluar 28 milionë lojtarë e më pas 29 milionë më 24 Janar. Trendi i rritjes vjen që prej pandemisë.

2020 ishte vit i rekordeve ku më 3 Janar 2021 në platformë ishin live 25 milionë lojtarë. Valve lançoi Steam në Shtator të 2003.

Disa prej publikuesve më të mëdhenj në botë të lojërave filluan të krijonin dyqanet e tyre si Microsoft Store, Ubisoft Uplay dhe EA Origin. Ata tentuan të krijonin tituj që ishin ekskluzivisht vetëm për Steam edhe pse Microsoft, EA dhe Activision Blizzard janë rikthyer tashmë në platformë.

Ubisoft nga ana tjetër vendosi të mos i publikojë në Steam por vetëm Epic Games Store. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Një dermatolog tregon se sa shpesh duhet të pastrojmë flokët

Story i radhës

Formacioni i javës në Kroaci, pjesë e 11-tëshes edhe mbrojtësi shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë