Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i VLEN Arben Taravari me qëndrime të ndryshme nëse Ligji për branitellat duhet të gjendet në rend të ditës në Komisionin për politikë sociale. Kryetarja e Komisionit nga radhët e Frontit Europian, Ilire Dauti paraprakisht refuzoi që ta vendos këtë pikë në rend të ditës.
Nëse propozim ligji nuk vendoset në rend të ditës nga ana e kryetares, Rregullorja e re e Parlamentit mundëson që kryeparlamentari Afrim Gashi këtë ta bëjë. Megjithatë është e sigurt që kjo nuk do të ndodh.
Propozimin e parashtroi deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovsla, ndërsa nga partia përsëritin se nëse Mickoski thotë se VMRO-DPMNE-ja jep mbështetje pa u kujtuar për Ligjin për branitellat, ka mundësi që këtë ta dëshmojë. Sipas socialdemokratëve Mickoski duhet t’i lajmërohet Gashit, ta porosis që të respektojë Rregulloren dhe ta vendos Ligjin në debat në Komision.
Propozim ndryshimet parashohin rritjen e kompensimeve mujore për pjesëtarët e Armatës që kanë marrë pjesë në konfliktin e vitit 2001, ndërsa përfunduan me invaliditet, përkatësisht për familjet e atyre që e kanë humbur jetën. Një pjesë e partive, këtë hap e shohin si përpjekje për krijimin e konflikteve ndëretnike.
Burimi: tv21