Statistikat Manchester City – Arsenal

April 26, 2023
1 minut lexim

Manchester City është favoriti i superkompjuterit Opta për ta fituar këtë përballje të sotme me 62% shanse.

 Arsenali ka humbur një rekord prej 11 ndeshjesh radhazi në Premier League kundër Manchester City.

 Nëse Arsenali e fiton këtë ndeshje, superkompjuteri i Opta thotë se do të jetë favoriti kryesor për titullin e Premier League.

Kjo është ndeshja më e madhe e sezonit 2022-2023 të Premier League, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Manchester City-Arsenal mund të përfundojë duke vendosur fituesin e titullit të Premier League, me “Topçinjtë” dhe “qytetarët” larg skuadrave më të forta në Angli gjatë kësaj sezoni.

Me këtë në mendje, rekordi i tmerrshëm i fundit i Arsenalit kundër Manchester City me siguri dëmton shpresat e londinezëve për ta fituar titullin e parë të Premier League që nga viti 2004 nën drejtimin e Arsene Wengerit.

Arsenali ka humbur 11 ndeshjet e fundit të Premier League kundër Manchester City, seria e tij më e gjatë e humbjeve kundër një kundërshtari të vetëm në të gjithë historinë e ligës. Në gjashtë udhëtimet e tyre në Premier League në stadiumin “Etihad”, gjatë “mbretërimit” të Pep Guardiola si trajner i Manchester City, “qytetarët” kanë humbur çdo herë, me rezultatin e përgjithshëm në këto ndeshje 17-3.

Në fakt, Arsenali nuk ka fituar në fushën e Manchester City që nga janari 2015 (2-0). Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta ishte më parë asistent i Guardiolës te Manchester City. Spanjolli i ka humbur të gjashta ndeshjet e tij në Premier League kundër Manchester City si trajner i Arsenalit.

Arsenali duhet të fitojë me të vërtetë këtë ndeshje, me City aktualisht vetëm pesë pikë prapa, por me dy ndeshje më pak të luajtura. Për ta bërë këtë, ata duhet të dalin kundër statistikave, të thyejnë tabunë e viteve të fundit në stadiumin “Etihad”.

“Topçinjtë” kanë shënuar vetëm 3 gola në 10 ndeshjet e tyre të fundit në Premier League kundër Manchester City, duke dështuar ta gjejnë golin në shtatë raste. Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko, të cilët, të dy fituan titullin e Premier League me Manchester City më 2020-21 dhe 2021-22, janë gati për t’u përballur me ish-klubin e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bujar Osmani para Komisionit për Politikë të Jashtme në PE: Kemi një mundësi të papërsëritshme

Story i radhës

Italia nikoqire e konferencës dypalëshe për rindërtimin e Ukrainës

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë