Statistikat interesante të Brazil – Kore e Jugut

December 5, 2022
1 minut lexim

Sot do të jetë përballja e 8 zyrtare mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, e para në një ndeshje zyrtare, për një turne ndërkombëtar. “Seleçao” është në avantazh me 6 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Suksesit i fundit, në qershor 2022, 5-1 në një miqësore.

Koreja e Jugut nuk ka mundur kurrë një kombëtare amerikano-jugore në një Botëror, duke barazuar 2 herë dhe humbur në 4 raste.

Brazili ka humbur 4 nga 10 precedentët e fundit në një Botëror (5 fitore dhe 1 barazim). Kaq humbje “Seleçao” i kishte pësuar në 36 precedentët e mëparshëm (26 fitore dhe 6 barazime).

– Kjo do të jetë ndeshja e parë me eliminim direkt në një Botëror për Korenë e Jugut, që pas Kupës së Botës 2010, kur aziatikët u eliminuan nga Uruguai në 1/8-at me rezultatin 2-1.

– Brazili është kualifikuar për në çerekfinalet e një Botërori në 7 edicionet e fundit radhazi. E vetmja herë kur nuk e ka mbyllur kualifikimin brenda 90 minutëshit të rregullt ka qenë në 2014-ën, kundër Kilit, në të cilën kaloi pas goditjes së penalltive.

– Ndërkohë, hera e fundit që Brazili ka ngecur në 1/8-at e një Botërori ka qenë në Itali, në 1990-ën, kundër Argjentinës.

– Brazili nuk e ka gjetur golin në asnjë prej pjesëve të para, në fazën e grupeve. Diçka e tillë nuk i ndodhte që nga Botërori 1994.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga mesnata ulet çmimi i benzinës

Story i radhës

MPB me kallëzim penal ndaj të miturit i cili ka dërguar disa kërcënime për bomba në shkolla të Shkupit

Të fundit nga

Parma i shkakton humbje Monzës

Skuadra e Parmës ka arkëtuar tre pikë të mëdha. Vendasit e mposhtën me rezultat 2:1 skuadrën e Monzës.  Për Parmën shënuan Hernani (56′), Valenti (90+8′) dhe për Monzën shënoi Pereira (85′). Mari
ShkoLartë