Stano: BE mbështetë vetëm një strukturë administrative në Kosovë

April 30, 2024
1 minut lexim

Bashkimi Evropian mbështet një strukturë të vetme institucionale dhe administrative brenda Kosovës. Kështu është shprehur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano duke u përgjigjur në pyetjen se cili është qëndrimi i Brukselit në lidhje me strukturat paralele të Serbisë që veprojnë në Kosovë.

“Të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut janë plotësisht të harmonizuara me parimin e strukturës së vetme institucionale dhe administrative, dhe ato ndjekin kornizën ligjore dhe institucionale të Kosovës, siç konfirmohet nga Konkluzionet e Këshillit Evropian”, ka nënvizuar Stano në një përgjigje me shkrim.

Kjo çështje u ngrit me rastin e takimit të fundit në kuadër të dialogut ku u diskutua për çështjen e dinarit e me ç’rast pala serbe ka kërkuar që të gjitha strukturat e Serbisë të vazhdojnë të financohen deri në kohën kur të krijohet Asociacioni.

Sipas shpjegimit të Stanos, statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në kuadër të dialogut e në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Nga Brukseli sërish iu bë thirrje Kosovës që të ecë përpara dhe pa vonesa të mëtejshme, me themelimin e Asociacionit e në përputhje me Draft Statutin e Bashkimit Evropian.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kush është Imam Tawhidi? Miku i Visar Ganiut i cili deklaroi se “Palestina është tokë e hebrenjëve…”

Story i radhës

Siljanovska propozoi tribunal ndërkombëtar për luftën e vitit 2001?

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë