stafi mjekesor i papa franceskut mendonte ta nderpriste trajtimin per te lejuar vdekjen e tij 67e2d57f3e7e2

​Stafi mjekësor i Papa Françeskut mendonte ta ndërpriste trajtimin për të lejuar vdekjen e tij

March 25, 2025
1 minut lexim

Stafi mjekësor që kujdeset për Papa Françeskun ka konsideruar ndalimin e trajtimit të tij për t’i lejuar të vdesë, sipas mjekut kryesor, pasi 88-vjeçari u shtrua në spital me një sëmundje të gjatë respiratore.

Profesori Sergio Alfieri tregoi se momenti më kritik ka qenë më 28 shkurt, kur Papa pati një krizë frymëmarrjeje dhe gëlltiti të vjellat e tij.

“Duhet të zgjidhnim nëse të ndalonim dhe ta lironim të shkonte ose të vazhdonim me trajtimin duke rrezikuar dëmtimin e organeve të tjera”, tha Alfieri. Ai theksoi se vendimi për të vazhduar me trajtimin u mor nga infermieri i Papës, Massimiliano Strappetti.

Papa u kthye në rezidencën e tij më 23 mars pas 38 ditësh spitalizim, shkruan CNN News. Ai ka kaluar disa kriza frymëmarrjeje gjatë qëndrimit në spital, disa prej të cilave ishin rrezik për jetën. Papa ka vendosur të ketë një nivel të lartë trajtimi për fizioterapi mobiliteti dhe frymëmarrje, duke përfshirë terapi oksigjeni dhe kujdes mjekësor 24 orë, transmeton KosovaPress.

Ai ka shprehur vendosmërinë për të u rikuperuar dhe do të kthehet gradualisht në detyrat e tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bledi shekmbi rikthehemi ne arenen kombetare 67e2d1f673ccc
Story i mëparshëm

Bledi Shëkmbi: Rikthehemi në “Arenën Kombëtare”

gjakove nderpritet furnizimi me uje per shkak te demtimit te gypit te ujesjellesit 67e2d62fcf94e
Story i radhës

Gjakovë: Ndërpritet furnizimi me ujë për shkak të dëmtimit të gypit të ujësjellësit

Të fundit nga

Kryeparlamentari Gashi uron Natën e Kadrit!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar besimtarët myslimanë Natën e Kadrit. “Nata e Kadrit është nata e lavdishme, ku shpirti ndjen më shumë afërsi me Krijuesin. Ajo është natë e begatisë,
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë