Srojanovski: Reforma në sektorin e sigurisë të mendohen në mënyrë më profesionale

min lexim

Integrimi i agjencive të sigurisë mund të jetë zgjidhje e mirë, sepse kjo do të tregojë integritet më të madh dhe performansa më të mira, por reformat në sektorin e sigurisë duhet të bëhen në mënyrë të menduar dhe profesionale dhe me shfrytëzimin e përvojave krahasuese, deklaroi profesori i Fakultetit të Sigurisë UKLO-Manastir, Tërpe Stojamovski, para fillimit të sesionit të Konventës nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (NKEU-MK) me temën “Përmes profesionalizmit dhe intregritetit deri në transparencë dhe llogaridhënie në punën e policisë”.

“Mendimi im në atë drejtim është se mund të jetë edhe një zgjidhje e mirë. Pra, ne kemi eksperienca që flasin edhe për zgjidhje pozitive ku veçanërisht vendet e vogla integrohen në komunitetin e sigurisë, më shumë familje të sigurta thjesht bashkohen për të treguar integritet më të madh, performancë më të mirë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se zgjidhja ekzistuese është e keqe. Duhet të bëhen analiza që do të sjellin zgjidhje optimale”, thotë Stojanovski.

Megjithatë, sipas tij, ajo që sidomos tani para Qeverisë mund të jetë e përshpejtuar, është se kur do të hyhet në proces të reformave ata duhet të bëhen tërësisht , për shkak se zakonisht deri më tani kanë ndodhur reforma që do të shkonin deri diku, megjithatë nuk janë kompletuar.

Vlerësoi se duhet të në mënyrë të parapenduar dhe profesionale të hyhet në ndryshimet në sektorin e sigurisë.

Kryeministri Hristian Micskoki javën e kaluar deklaroi se Agjencia e inteligjencës dhe Agjencia për siguri nacionale so dë bashkohen dhe do të funksionojnë si një agjenci.

Story i mëparshëm

Çfarë do të sjell bashkimi i ASK-së dhe AZ-së? Stojanovski: Është zgjidhje e mirë nëse bëhet në mënyrë profesionale

Story i radhës

Akuzohet për mashtrim, pezullohet nga detyra efektivja e policisë në Tiranë

Të fundit nga