sri lanka protestuesit thone se do ti pushtojne pallatet derisa lideret te largohen 62cad72b5bd9f

Sri Lanka, protestuesit thonë se do t’i pushtojnë pallatet derisa liderët të largohen

July 10, 2022
1 minut lexim

Protestuesit kanë thënë se do të vazhdojnë t’i pushtojnë rezidencat presidenciale dhe ato të qeverisë së Shri Lankës derisa të dy liderët të japin zyrtarisht dorëheqjen.

Presidenti Gotabaya Rajapaksa tha se do të largohej më 13 korrik, sipas një njoftimi të bërë nga kryetari i parlamentit të shtunën.

Por vetë presidenti nuk është parë dhe as nuk ka bërë një deklaratë publike.

Mijëra njerëz zbritën në Colombo të shtunën duke kërkuar dorëheqjen e tij pas disa muajve të protestave.

Presidenti është fajësuar për keqmenaxhimin ekonomik të vendit, i cili ka shkaktuar mungesë ushqimesh, karburantesh dhe ilaçesh prej muajsh.

Kryeministri Ranil Wickremesinghe tha gjithashtu se ai do të tërhiqej pas protestave të së shtunës, si pasojë e të cilave rezidenca e tij private u dogj.

Por protestuesit mbeten skeptikë për qëllimet e liderëve.

“Lufta jonë nuk ka mbaruar,” tha drejtuesi i protestës studentore, Lahiru Weerasekara.

“Ne nuk do të heqim dorë nga kjo luftë derisa presidenti Rajapaksa të largohet në të vërtetë,” tha ai.

Udhëheqësit politikë do të mbajnë takime të mëtejshme për të diskutuar një tranzicion të qetë të pushtetit të dielën, shkruan BBC.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

me keto truke do te blini kremin puder qe eshte ideal per fytyren tuaj 62cad6fa07ebf
Story i mëparshëm

Me këto truke do të blini kremin pudër që është ideal për fytyrën tuaj

pika e ujit e shpon gurin 62cad732b9fba
Story i radhës

Pika e ujit e shpon gurin

Të fundit nga

Tërmet në veri të Kalifornisë

Një tërmet me magnitudë 3.9 u raportua në orën 19:46, të hënën në veri të Kalifornisë më pak se një milje nga Dublini, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Tërmeti ndodhi një milje
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë