Sri Lanka mes pasigurive politike

July 14, 2022
1 minut lexim

Protestuesit në Sri Lanka u tërhoqën nga ndërtesat qeveritare që kishin marrë nën kontroll ndërsa nga ana tjetër trupat ushtarake përforcuan të enjten sigurinë rreth godinës së parlamentit të vendit.

Një qetësi e brishtë mbretëroi të enjten në vendin që po përballet me probleme të mëdha politike dhe ekonomike.

Presidenti Rajapaksa u largua të mërkurën nën trysninë e protestuesve të zemëruar mbi kolapsin ekonomik që ka përfshirë vendin.

Ndryshe nga sa premtoi ai nuk dha dorëheqjen ndërsa emëroi kryeministrin, në pozitën e ushtruesit të përkohshëm të detyrës së presidentit.

Protestuesit kërkojnë si dorëheqjen e kryeministrit ashtu edhe atë të presidentit si dhe formimin e një qeverie uniteti për të trajtuar problemet e mëdha ekonomike që kanëe kapluar Sri Lankën. Por në kushtet kur opozita është e përçarë zgjidhja duket e vështirë./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Malisheva nënshkruan me sulmuesin e ri

Story i radhës

Ganiu: Vazhdojmë me rregullimin e infrastrukturës rrugore, gjithkund ku është e nevojshme

Të fundit nga

Robbie Keane emërohet trajner i Ferencvaros

Ish-sulmuesi i Irlandës dhe Tottenham, Robbie Keane, është emëruar trajner i Ferencvaros, ka njoftuar klubi hungarez të hënën. “Njoftojmë se pasardhës i holandezit Pascal Jansen për të drejtuar ekipin tonë tridhjetë e pesë herë kampion dhe
ShkoLartë