Sqarohet situata mes Ten Hag e Rashford, ky i fundit: Më zuri gjumi, e humba takimin para ndeshjes

December 31, 2022
1 minut lexim

Para fillimit të ndeshjes mes Wolverhampton e Manchester United u raportua për një përplasje mes trajnerit Erik Ten Hag dhe Marcus Rashford.

Ten Hag e filloi ndeshjen duke e lënë Rashfordin në bankën rezervë, gjë që përhapi spekulime për një sherr mes dyshes së United.

Por, Rashfordin nuk e ndaloi kjo gjë, pasi që pas inkuadrimit në pjesën e dytë, arriti edhe ta gjej golin duke ia siguruar pikët e plota skuadrës së tij.

Tani, pas ndeshjes është sqaruar kjo situatë, ku Rashford ka treguar se si pasojë që e ka zënë gjumi, nuk ka mundur që të shkojë në kohë për takimin para ndeshjes, gjë kjo që bëri që Ten Hag ta përjashtojë atë nga skuadra e ndeshjes.

“Më zuri gjumi dhe unë e humba takimin para ndeshjes. Isha pakëz vonë. Janë rregullat e ekipit dhe unë e kuptoj vendimin”, tha Rashford për “BT Sport”.

Ndërkaq, Ten Hag ishte i kënaqur me reagimin e Rashford, pasi e la atë në bankën rezervë.

“Është gjë e mirë, pas vendimit. Ai shkëlqeu, ishte i gjallë, shënoi një gol. Ky ishte reagimi i duhur”, tha Ten Hag.

Manchester United e fitoi ndeshjen kundër Wolverhampton me rezultat minimal 1:0, falë golit të Marcus Rashford.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia dhe Ukraina lirojnë 200 trupa të kapur në shkëmbim të të burgosurve

Story i radhës

Rruga e Arbrit kthehet në ‘gangrenë’ për qytetarët, drejtuesit e mjeteve thirrje SPAK: Hetoni firmën dhe ministren Balluku!

Të fundit nga

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë