sprej lotsjelles ne canten e nje nxeneseje ne prishtine nderhyn policia 68db046ec3d67

Sprej lotsjellës në çantën e një nxënëseje në Prishtinë, ndërhyn Policia

September 30, 2025
1 minut lexim

Një incident i pazakontë është raportuar sot në ambientet e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ku një nxënëse e mitur është kapur me një sprej lotsjellës (AC) në çantën e saj.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, kur në klasë është ndjerë aroma e sprejit dhe sigurimi i shkollës ka ndërhyrë duke e gjetur mjetin e dyshuar. Pas njoftimit, njësitet policore kanë shkuar në lokacion dhe kanë identifikuar nxënësen A.K., e lindur në vitin 2009.

E mitura ka deklaruar se sprejin e kishte gjetur në tokë dhe e kishte marrë me vete vetëm për t’ua treguar shoqeve të saj. Megjithatë, mjeti është konfiskuar nga policia, ndërsa e dyshuara është intervistuar në prani të prindit.

Për rastin është informuar edhe Prokurori Kujdestar për të Mitur, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet dhe t’i referohet hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lufta ne gaza zbardhen 20 pikat qe do i japin fund luftes 68db0383ed009
Lajmi i mëparshëm

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

nicole kidman ndahet me burrin pas 19 vitesh martese 68db0591d5377
Lajmi i radhës

Nicole Kidman ndahet me burrin pas 19 vitesh martesë

Të fundit nga

Kapen 500 mijë euro në “Tabanoc”

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 500 mijë euro cash të fshehura në një bunker brenda një minibusi në pikën kufitare “Tabanoc”, përcjell TV21. Paratë u zbuluan gjatë kontrollit të automjetit

Meidanin e “shkeli rrotacioni”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka reaguar pas raportimeve dhe komenteve mediatike lidhur me lëvizjet diplomatike në Shërbimin e Jashtëm, veçanërisht për lëvizjen e mundshme të Denion Meidanit,
ShkoLartë