Sportistja shqiptare rrëfehet çfarë i ndodhi në Serbi: Më thyen xhamin e makinës

July 30, 2023
1 minut lexim

Sportistja shqiptare kaloi ferrin në Serbi.

Serbët ia thyen xhamin e makinës. 

Kampionati Ballkanik u mbajtr në Kralevë të Serbisë, ndërsa siguria nuk ishte në nivelin e duhur,

Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka shkëlqyer duke i  siguruar medalje e artë Shqipërisë.

Atletja në një intervistë për “Radio Urban FM” ka treguar prapaskenat.

“Gëzohem kur garoj me ngjyrat e flamurit tim në arena të ndryshme.

Një natë para gares na e thyen xhamin e makinës.

Kishte shumë tension, tregohesha shumë vigjilente që të mos kishte ndonjë incident sepse sigurisht më penalizon në objektivat e radhës.

Gjithë aktiviteti kishte praninë e policisë, ndoshta donin të shmangnin edhe situata të tilla, por që ishte kënaqësi e veçantë, gara e tretë triumfuese, medalje të artë.

Nuk e shmangën dot këtë pjesë që jam nga Shqipëria. I gjithë fokusi im është për Lojërat Olimpike.

Dy vitet e fundit kanë qenë shumë të suksesshëm të karrierës. Tani këto suksese më kanë sjellë në majat e Evropës”, tha Gega.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ne jemi shumë më tepër se mendimet tona

Story i radhës

Arrestohet i burgosuri! Kishte dalë për fundjavë nga burgu i Kumanovës, u kap me pushkë automatike

Të fundit nga

ShkoLartë