sportistet e kosoves vazhdojne pergatitjet me ritem te larte ne antalia 69944d04a0dea

Sportistët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet me ritëm të lartë në Antalia 

February 17, 2026
1 minut lexim

Sportistët e Kosovës po përgatiten me intensitet të shtuar në Antalia të Turqisë.

Rrjedha e përgatitjeve po vazhdon sipas dinamikës së paraparë. 

Drejtuesit e Federatës ë Triathlonit të Kosovës janë të kënaqur me ecurinë dhe punën që po bëhet nga trajnerët në Antalia.

Image

“Vazhdojnë përgatitjet intensive të kombëtares së Kosovës në rriathlon në Antalia.

Përgatitjet intensive po vazhdojnë me ritëm të lartë në Antalia, Turqi, ku sportistët e Reprezentacionit të Kosovës janë duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë.

Në kushte ideale klimatike dhe me infrastrukturë moderne sportive, ekipi ynë po punon maksimalisht në:
-Rritjen e qëndrueshmërisë aerobike

-Përmirësimin e teknikës në not

-Seanca të fuqishme në çiklizëm

Atmosfera brenda ekipit është shumë pozitive, me disiplinë dhe përkushtim të lartë nga të gjithë sportistët. Çdo ditë e kampit përfaqëson një hap më afër objektivave tona për sezonin ndërkombëtar 2026.

Ky kamp është një investim i rëndësishëm në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Rrugëtimi vazhdon”, thuhet nga Federata e Triathlonit me president Naim Gashi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

deklarata virale e influenceres se njohur nese me shkruani dhe shikoj qe jeni te martuar do i shkruaj grave tuaja 699446750e617
Lajmi i mëparshëm

Deklarata virale e influenceres së njohur: Nëse më shkruani dhe shikoj që jeni të martuar do i shkruaj grave tuaja

meloni ndjek merz lideret e europes braktisin bordin e paqes 69944dce7d78a
Lajmi i radhës

Meloni ndjek Merz, liderët e Europës braktisin “Bordin e Paqes”

Të fundit nga

ShkoLartë