Sportingu i Lisbonës hedh në gjyq Interin,

1 minut lexim

nter dhe Sportingu i Lisbonës pritet të nisin një betejë të gjatë gjyqësore, pasi klubi luzitan kërkon plot 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Joao Marios te Benfica.

Portugezët shitën futbollistin te Interi në verën e 2016-ës dhe në kontratë u parashikua një klauzolë që do të kishin të drejtën të bënin ofertë të parët, nëse zikaltrit do të rishisnin mesfushorin sërish në kampionatin portugez.

Megjithatë verën e kaluar Interi zgjodhi të lërë të lirë futbollistin, që më pas firmosi me rivalët e Sportingut, Benficën.

Pikërisht për këtë arsye, klubi i Sportingut ka dërguar një kërkesë zyrtare në zyrat e Interit, ku synon 30 milionë euro dëmshpërblim.

Në kampin milanez janë të qetë, pasi kanë firmosur prishjen e kontratës me mesfushorin dhe pritet që të kthejnë shumë shpejt një përgjigje me shkrim, që do të jetë edhe zyrtarisht hapi për të nisur një betejë të gjatë ligjore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuka: Laura Fazliu kampione evropiane 

Story i radhës

Spasovski: Në kushte të krizës duhet të racionalizohen të gjitha shpenzimet

Të fundit nga