Warren Zaire-Emery u gëzua shumë që realizoi gol në debutim me Francën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Megjithatë, Zaire-Emery pësoi lëndim dhe si pasojë do të jetë jashtë fushave të blerta deri në fund të dhjetorit.
Ai do të rikthehet në aksion pas pushimit dimëror, kështu që i bie që talenti francez nuk do të ketë më paraqitje për këtë vit.
Mesfushori 17-vjeçar ka shkëlqyer me Paris Saint-Germanin duke pasë një rol kyç në formacion dhe në lojën e parisienëve, gjë që ndikoi që të merrte ftesë nga “Tre Gjelat”.
Rasti i mesfushorit francez nuk është i vetmi, pasi një dëmtim më të rëndë e pësoi mesfushori i Barcelonës Gavi, i cili pritet të mungojë deri në nëntë muaj.