“S’po du me kuptu, Zajednica nuk kalon”: Shpërthen debati mes Matoshit e Gashit në Ohër

March 17, 2023
1 minut lexim

Ndonëse në Ohër, që është qytet i paqes, nuk ka pajtuar dy analistët Halil Matoshin dhe Blerim Gashin, të cilët nuk kanë arritur paqen mes vete as dy ditë para takimit të 18 marsit mes kryeminsitrit Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E gjitha filloi rreth Asocacionit.

“Nuk është vetëm simbolik, nuk është vetëm lojë fjalësh, por është reale atë që mendoj unë. Nuk jam pronar i të vërtetës absolute siç ka qef të tingëllojë nganjëherë zoti Matoshi. Zajednica nuk kalon” – tha shpejt e shpejt z. Blerim Gashi.

“Prandaj, kjo pyetje, flen edhe kjo mos ta quaj loja e fjalëve, këtu te ky detal e bën Asociacionin, e largon frikën që Asociaconi do të bëhet Zajednicë” – deklaroi tutje z. Gashi.

“Z. Gashi, e para, loja me fjalë nuk më pëlqen fare, se unë i referohem gjithmonë. Problemi është që Zajdenicë s’e kuptoj, nuk du me kuptu, është një krijesë në luftën për pushtet të zotit Kurtit” – deklaroi Matoshi, që ishte një kundërpërgjigje që nisi përplasjen e ashpër.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Kërçovë, 9 denarë më shtrenjtë makaronat se në Shkup! /FOTO

Story i radhës

Grubi nga K.V “Sami Frashëri”: I gjithë Çairi është i joni, është i Ali Ahmetit

Të fundit nga

ShkoLartë