Spitali modular në Klinikën Infektive në Shkup do të përdoret ose nga Burgu i Idrizovës ose nga Ministria e Mbrojtjes

1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njofton se po shqyrtohet nëse spitali modular i vendosur në Klinikën Infektive në Shkup do të merret nga Ministria e Mbrojtjes apo do të transferohet në Burgun e Idrizovës.

Taravari tha se ka vendim të Qeverisë për marrjen e spitalit modular nga Ministria e Mbrojtjes, por se duhet ambulancë edhe në Burgun e Idrizovës.

“Sa i përket spitalit modular të Klinikës Infektive, tashmë ka një vendim të qeverisë me të cilin Ministria e Mbrojtjes duhet ta marrë atë spital. Ekziston një ide tjetër sepse në burgun e Idrizovës duhet spital. Tani jemi në dilemë nëse ai spital modular ta transferojmë atje për të shërbyer si ambulancë në Burgun e Idrizovës”, tha Taravari gjatë vizitës në Spitalin e Shtipit.

Për spitalin modular në Shtip, i cili funksionon që nga marsi i vitit 2021, Taravari tha se duhet menduar në mënyrë racionale se si të përdoret aty ku ka nevojë.

Ndryshe, gjatë pandemisë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë u ndërtuan spitale modulare në 16 qytete të vendit.

Story i mëparshëm

Çajrat më të Mirë Bimorë Kundër Astmës

Story i radhës

Ndërpritet seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut

Të fundit nga