Spiropali: Shqipëria dënon agresionin rus në Ukrainë, që cënon sigurinë në Evropë

February 24, 2022
1 minut lexim

schedule11:34 – 24 Shkurt, 2022

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend është shprehur se janë në të njëjtin mendim me opozitën dhe dënojnë me ashpërsi agresionin rus në Ukrainë.

Spiropali në fjalën e saj ka theksuar se qeveria shqiptare do të qëndrojë në krahë të vendeve partnere në BE, NATO-s dhe SHBA-së përsa i përket qëndrimit të saj në këtë situatë të paprecedentë në Ukrainë.

Ndër të tjera ajo thekson se Shqipëria dënon rëndë agresionin rus që cënon sigurinë në Evropë.

Jemi dakord me qëndrimin e opozitë dhe u siguroj se qeveria shqiptare dhe shteti shqiptar janë pranë anëtarëve tonë në NATO dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë për këtë agresion të papranueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Shqipëria është një ndër 44 shtetet që ka nënshkruar Samitin e Krimese jemi bashkë dhe nuk ka asnjë arsye për të vënë në dyshim qëndrimin e Shqipërisë krahë, SHBA-së, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë forcave që janë të alarmuara nga ky agresion që cënon sigurinë në Evropë”, ka thënë ajo./

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nora Istrefi “arratiset” me pushime, zbulohet kush po e shoqëron këngëtaren (FOTO LAJM)

Story i radhës

Lufta Rusi Ukrainë dhe ndërlidhja e saj me konfliktin Kosovë Serbi

Të fundit nga

ShkoLartë