Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, ka publikuar një seri fotosh nga Samiti i Paqes Globale që u zhvillua në Zvicër. Në postimin e saj në rrjet, Spiropali shkruan se paqja e drejtë në Ukrainë do të ishte kontributi më i madh premtues dhe kuptimplotë për domosdoshmërinë e paqes globale dhe dëshmi e faktit se rendin ndërkombëtar nuk e minon dot asnjë tiraní, se bota demokratike është më e fortë, se vlerat tona nuk shkatërrohen.
Postimi nga Elisa Spiropali
📸FotoAlbumi i Samitit dyditor të nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, organizuar këtë fundjavë në Zvicër që bëri bashkë rreth 100 udhëheqës e përfaqësues nga mbarë bota, dhe ia mbrriti të dakordësojë midis vendeve pjesëmarrëse parametra të përbashkët për paqen në Ukrainë, të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe në Kartën e OKB-së.🇦🇱🇨🇭🇺🇦🇪🇺
Paqja e drejtë në Ukrainë do të ishte kontributi më i madh premtues dhe kuptimplotë për domosdoshmërinë e paqes globale dhe dëshmi e faktit se rendin ndërkombëtar nuk e minon dot asnjë tiraní, se bota demokratike është më e fortë, se vlerat tona nuk shkatërrohen.