Spikasin “Klasikja e Shqipërisë” e derbi i Durrësit

November 6, 2022
1 minut lexim

Kategoria Superiore do të rikthehet të zhvillojë javën e 12-të në tre ditë të ndryshme fundjavën e ardhshme.

Kjo javë futbollistike do të jetë disi ndryshe duke parë se Vllaznia do të luajë si skuadër pritëse në stadiumin “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës dhe Teuta do të luajë si pritëse në Rrogozhinë në derbin e Durrësit me Erzenin sepse të dy stadiumet si “Loro Boriçi”, po ashtu edhe “Niko Dovana” i janë nënshtruar mbjelljes së barit.

Dy ndeshjet që do të çelin javën e 12-të do të jenë, “Klasikja” e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana dhe Egnatia-Laçi, të dyja me fillim nga ora 13:00.

Të dielën, do të luhen sërish dy ndeshje në orën 13:00, Partizani-Bylis, në stadiumin “Partizani” dhe Egnatia-Laçi. Të hënën, javën e 12-të do ta mbyllë derbi i Durrësit, Teuta-Erzeni, e cila do të luhet në orën 13:00 në stadiumin “Arena Egnatia”.

AXHENDA E JAVËS SË 12-të NË KATEGORINË SUPERIORE –

E Shtunë, 12 Nëntor 2022 –

VLLAZNIA – TIRANA | 13:00 | Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë |

EGNATIA – LAÇI | 13:00 | Stadiumi “Arena Egnatia”, Rrogozhinë |

E Dielë, 13 Nëntor 2022 –

PARTIZANI – BYLIS | 13:00 | Stadiumi “Partizani”, Tiranë |

KASTRIOTI – KUKËSI | 13:00 | Stadiumi “Kamza”, Kamëz |

E Hënë, 14 Nëntor 2022 –

TEUTA – ERZENI | 13:00 | Stadiumi “Arena Egnatia”, Rrogozhinë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kriza ekonomike rriti numrin e personave me ndihmë sociale në Strugë

Story i radhës

E divorcuar dhe e braktisur nga fëmijët, e moshuara: Djali s’më flet prej 28 vjetësh

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë