Spektakël në ‘Giuseppe Meazza’, Interi demolon Milanin! Asllani 10 minuta

Interi ka treguar se kush është shef i derbi të madh të Italisë, duke e demoluar me rezultat 5:1 Milanin, në një ndeshje që dhuroi spektakël.

Spektakël në “Giuseppe Meazza” mes dy skuadrave të një qytetit dhe që luajnë në të njëjtin stadium.

Futbollisti Mkhitaryan në minutën e pestë e hapi serinë e golave, ndërsa Thuram ka realizuar gol të bukur në këndin e epërm të majtë (2:0) në minutën e 38-të.

Leao në minutën e 57-të ngushtoi rezultatin në 2:1. 

Kur pritej se Milani do të reagojë më mirë në minuta vijues, ndodhi e  kundërta dhe pësuan edhe dy gola. 

Lojtari armen Mkhitaryan ka realizuar golin e dytë të tij në minutën e 69-të dhe për epërsinë 3:1. 

Futbollisti turk Calhanoglu ishte i saktë nga penalltia, 4.1 në minutën e 79-të.

Frattesi vulosi fitoren me rezultat 5:1 në minutën e 90+3.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristjan Asllani, u aktivizua në minutën e 80-të dhe për 10 minuta shijoi fitoren në derbin e madh.

Lojë e bukur nëpër shi në stadiumin “Giuseppe Meazza” dhe me pesë gola të realizuara. 

Interi kryeson me 12 pikë apo ka katër fitore rresht në Serie A, duke lënë pas Juventusin me 10, Milanin me 9 sosh etj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tentim për vrasje, kallëzim penal për haraçinasin

Story i radhës

Si ta “vjelim” më shumë turizmin! Ekspertët: Sektori të formalizohet më tepër

Të fundit nga