Barcelona më në fund shpërtheu me lojë e gola, duke shënuar fitore me rezultat 4:2 kundër rivalit më të papërshtatshëm në ligë, Atletico Madridi.
Barcelona e trajnerit Xavi, po e merr veten dhe futen në katërshen e madhe.
Minutat e para të frikshme për Barcelonën, për faktin se skuadra nga Madridi avancoi me golin Carrascos në minutën e 8-të .
Epërsia e hershme e Atleticos e trimëroi Barcelonën, e cila për 13 minutat vijues shembi gjithçka!
Në minutën e 10-të, Alba barazon rezultatin, në atë të 21-tin Gavi shënon për 2:1.
Lokomotiva e Barcelonës nuk ndalet, shënon për 3:1 në minutën e 43-të përmes Araujos.
Emocione në minutën e 48-të, futbollisti Dani Alves shënon për 4:1, shpërtheu në lot nga gëzim.
Në minutën e 58-të, Luis Suarez ngushton humbjen, duke shënuar ndaj ish skuadrës së tij.
Alves për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 69-të, duke lënë me një lojtar me pak katalunasit.
Pas javës së 23-të në Spanjë, Barcelona ngritët në vend të katërt me 38 pikë, dy pikë më shumë se Atletico që gjendet një pozitë më poshtë.
Në stadium ishin të pranishëm 74.221 shikues.