Spektakël në basketboll, luhen sot tri finalet e Final 8 të Kupës

Adhuruesit e basketbollit janë gati për një spektakël të jashtëzakonshëm, ku sot do të zhvillohen tri finalet e Final 8 Kupës së Kosovës “Agim Lluka”.

Tri finale të “zjarrta” që do të rritin adrenalinën në maksimum për të mësuar fituesit e rinj të garës shumë të rëndësishme për basketbollin e Kosovës.

Gjashtë skuadra në garë për tri trofe, kurse çmim shumë i rëndësishëm është edhe MVP, apo më i miri i turneut.

Gjashtë orë plot emocione dhe ethe për njërin nga trofetë më të çmuar në basketboll.

Nga ora 12:00 do të përballen Istogu dhe New Basket, në finalen e Ligës së Parë. Istogasit në gjysmëfinale mundën favoritin Vëllaznimin, me shifrat 75:74, në një ndeshje dramatike, kurse prizrenasit e kishin më lehtë ndaj Vushtrrisë, duke e mundur me rezultat 85:71.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet mes Prishtinës dhe Bashkimit, në finalen e femrave.

Këto dy skuadra kanë histori dhe rivalitet të madh ndërmjet tyre, duke e bërë përballjen edhe më interesante. Si skuadra prishtinase, ashtu edhe ajo prizrenase e duan trofeun e Kupës, duke pasur synime të mëdha në këtë edicion. Kryeqytetaset në gjysmëfinale kishin mundur Trepçën me shifrat 86:50, ndërsa prizrenaset eliminuan Penzën me rezultat 77:80, në një takim mjaft dramatik. Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00.

Finalja e meshkujve zhvillohet mes Trepçës dhe Bashkimit nga ora 18:00. Mitrovicasit në rrugën drejt finales kanë mundur Rahovecin 77:57 dhe Pejën 83:76, kurse Bashkimi mundi rivalin lokal Prizrenin 16 me rezultat 69:94 dhe Golden Eagle Yllin 72:78. ‘Xehetarët’ e kanë fituar katër herë Kupën, ndërsa ‘Portokallezinjtë’ vetëm një herë.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në “Karagaçi” të Pejës, aty ku u zhvilluan të gjitha takimet e Final 8.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fletët e lakrës vendosni mbi sisë dhe flini gjumë: Këtë truk duhet patjetër ta dijë secila femër!

Story i radhës

Duda Balje: Qeveria Kurti ka filluar të ndryshojë sistemin, kjo është e pamundur

Të fundit nga