Prishtina ka regjistruar barazimin e dytë rresht me rezultat identik, 2:2. Bardhekaltrit sonte barazuan me rezultat 2:2 me Gjilanin, në takimin e javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina në mesjavë luajti baras (2:2) edhe me Trepçën ’89.
Për Gjilanin është një pikë e madhe nga stadiumi “Fadil Vokrri”.
Për Prishtinën shënuan: Shabani (41′) e Prapashtica (63′) dhe për Gjilanin realizoi Dabiqaj (58′ e 74′).
Prishtina e zë vendin e tretë me 23 pikë sa ka edhe Gjilani por që gjendet një vend më poshtë.