Specialja e konfirmon vizitën e Thaçit në Kosovë

Gjykata Speciale e ka konfirmuar vizitën e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në Kosovë.

Specialja tha se arsyeja e vizitës së Thaçit në Kosovë është për arsye bindëse humanitare.

“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Thaçi, për t’a takuar familjen e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Burime të Klankosova.tv bënë të ditur se arsyeja e vizitës së Thaçit në Kosovë është gjendja shëndetësore e babait të tij.

Story i mëparshëm

Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë, zbulohet shkaku

Story i radhës

Meshkujt me vetura luksoze nuk u bëjnë përshtypje vajzave që duan lidhje serioze

Të fundit nga