Specialja dënoi me 26 vjet burg ish-komandantin e UÇK-së, njohësit e drejtësisë të habitur me vendimin

December 17, 2022
1 minut lexim

26 vite burg iu dha Salih Musafës nga Gjykata Speciale. Megjithatë ky vendim habiti disa nga njohësit e ligjit në vend.

Kjo pasi që ata pretendojnë se dënimi maksimal që mund t’i jepej komandant Calit është deri në 20 vite.

Një gjë e tillë duke u bazuar në ligjet e ish-Jugosllavisë, meqë krimet e pretenduara datojnë në atë periudhë.

Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se është e paqartë pse u veprua ndryshe.

Kadriu thotë se dënimi komandant Calit mund të i zvogëlohet vetëm në shkallën e dytë.

E në lidhje me moszbatimin e ligjit të Jugosllavës, avokati Skender Musa jep një arsyetim tjetër.

Musa shton se ndaj të akuzuarve të tjerë, i njëjti mund të përdoret.

Për këtë temë asnjëherë nuk ka pasur deklarim nga Gjykata Speciale./express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama, mirënjohje për mjekun që i stabilizoi tensionin me “karamele”: I thashë u plaka, më tha u poqe!

Story i radhës

Sinan Vllasaliu: Adem Jashari ka luftuar edhe për ata në Preshevë, ai është në njëfarë mënyre fleta e parë e biblës

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë