Specializantët protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë! Kërkojnë sigurim shëndetësor, rritje të pagës sipas asaj mesatare

“Specializimi privat, asnjë ditë përvojë pune, as sigurim shëndetësor, asnjë ditë pushim të lindjes”, kjo ishte një ndër shkrimet te pankartat që i mbanin specializantët në duar në protestë para Ministrisë së duke kërkuar që rritjen kontributeve së praktikantëve privat sipas pagës mesatare për vitin aktual, rikthimin e sigurimit shëndetësor falas për të gjithë praktikantët privatë dhe pagesa me kohë e detyrimit për çdo pagë aktuale. Shndërrimi i kontratave në punë dhe punësimi sipas nevojave të spitaleve në të gjithë vendin.

“Përderisa ministria e shëndetësisë dhe ministri përsëri vazhdon të qëndrojë i shurdhër ndaj kërkesave të mbi 400 mjekëve për specializim, do të shohim përsëritje të shpeshta të protestës së sotme. Nuk do të ndalemi para asgjëje për të përmbushur çdo kërkesë. Së fundi, dua ta mbyll këtë deklaratë me fjalët e një kompozitori muzikor të Maqedonisë që ka ndërruar jetë së fundmi – “Lufta për normalitet , është luftë e nevojshme dhe patjetër duhet të luftojmë për të në çdo milimetër”, tha Aleksandra Georgieva, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Praktikant

Georgieva thotë se nëse nuk gjejnë punë në sektorin privat, praktikantët detyrohen të emigrojnë. Ajo shton se specializantët nuk ekzistojnë në shumicën e vendeve të Europës Perëndimore dhe se specializimi privat është vetëm për Ballkanin dhe aktualisht ekziston vetëm në Shqipëri dhe Kosovë.

“Kur është fjala për pagën aktuale prej 26.000 denarë për një praktikant privat, nëse jemi objektiv dhe ia zbresim këstin mujor që i kushtohet Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, atij praktikanti i kanë mbetur rreth 12.000 denarë për të funksionuar dhe mbijetuar”, tha më tej Georgieva.

Ndryshe për kërkesat e praktikantëve specializant pyetëm në Ministrinë e Shëndetësisë se a do t’u plotësohen kërkesat, por deri tani nuk morëm përgjigje.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Bislimi: Votimi në KiE për Kosovën, një hap i rëndësishëm

Story i radhës

Zaharievski: ZNAM dëshiron një Maqedoni të aftë politikisht, çështja me Bullgarinë të zgjidhet me reciprocitet

Të fundit nga