SPB Tetovë ka dalë me apel për qytetarët, pas shpërthimit të zjarrit në afërsi të Monopolit.
SPB Tetovë kërkon që qytetarët në këto momente të shmangin daljen në qytet, sidomos ata të cilët kanë sëmundje të organeve respiratore.
Ndërkohë policia gjithashtu ka larguar qytetarët dhe gazetarët të cilët ndodhen në afërsi të vendit ku ka shpërthyer zjarri, për arsye të rrezikut të shpërthimeve të mundshme.
Ndryshe, në shuarjen e këtij zjarri janë bashkangjitur edhe ushtria, si dhe zjarrfikësit e qyteteve tjera.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ose viktima.