Në rajonin e gjerë Tetovë-Gostivar, sot (05-shtator) nga ora 09.00 deri në ora 14:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kryer kontroll të përforcuar të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, në të cilat janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 12 kundërvajtje (TE-2 dhe GV -10).
Tetë nga automjetet (TE-2 dhe GV-6) kishin defekte në frena, kryesisht furgona dhe taksi, dy automjete (GV) kishin defekte në pajisje drejtuese, një (GV) kishte pajisje të tjera me defekt dhe një (GV) nuk kishte të kryer konroll teknik.
Për të gjitha parregullsitë janë përgaditur parashtresat përkatëse.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 14 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-4 dhe GV-10).
SPB Tetovë do të vazhdojë t’i kontrollojë automjetet e transportit publik lokal sidomos në të ardhmen, për arsye se me fillimin e vitit të ri shkollor ato përdoren shumë e më shpesh nga nxënësit, por edhe nga udhëtarët e tjerë.