spb tetove jep detaje per shpetimin e dy alpinisteve ne malin sharr 61f7b888c3bee

SPB Tetovë jep detaje për shpëtimin e dy alpinistëve në Malin Sharr

January 31, 2022
1 minut lexim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dhënë detaje për rastin ku humbën alpinistë në Malin Sharr të Tetovës dhe ku njëri prej tyre ishte lënduar.

Siç thonë nga SPB Tetovë, denoncimi për rastin kishte arritur në polici në ora 13:00. Alpinistët ishin nga Shkupi dhe njëri nga ata u lëndua teksa ktheheshin nga maja Treskavec mbi fshatin Veshallë të Tetovës.

“Dje (30-janar) në orën 13:00, 35-vjeçari N.N. nga Shkupi në SPB Tetovë ka raportuar se shoku i tij G.K.(44), po ashtu nga Shkupi, me të cilin kanë qenë në alpinizëm, gjatë kthimit nga maja e malit Treskavec, mbi Veshallën e Tetovës, ku më parë ishin ngjitur, ka lënduar këmbën dhe se i nevojitet ndihmë për t’u kthyer”.

“Policët e Njësisë së Policisë nga Kodra e Diellit, në koordinim të drejtpërdrejtë me ekipin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, së shpejti i kanë gjetur lokacionin dhe më pas mjeku nga ekipi i Ndihmës së shpejtë të lënduarit i ka ofruar ndihmën e duhur dhe më pas kanë zbritur në mënyrë të sigurt në Veshallë, prej ku automjeti i tyre ishte nisur për në Shkup”, qëndron në kumtesën e SPB Tetovë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

parandalimi i dhunes ne shkolla 61f7b7a386876
Story i mëparshëm

Parandalimi i dhunës në Shkolla

d19cd0b5 d181d0b5 d180d0b5d0bad0bed0bdd181d182d180d183d0b8d180d0b0 d183d0bbd0b8d186d0b0d182d0b0 d0bfd0b5d180d0be d0bdd0b0d0bad0bed0b2 61f7b88aa9e64
Story i radhës

Ќе се реконструира улицата Перо Наков во Гази Баба

Të fundit nga

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë