Shkup, 30 nëntor – Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u mbajt takim pune mes ministrit të resorit, Oliver Spasovski dhe shefit të ri të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorit Milian Val.
Siç kumtojnë nga MPB, Spasovski i dërgoi urim ambasadorit Val për emërimin në funksionin e ri në Misionin e OSBE-së në Shkup, duke i dëshiruar sukses dhe projekte të realizuara bashkarisht gjatë mandatit të tij. Me atë rast e potencoi nivelin e lartë të partneritetit dhe bashkëpunimit mes MPB-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, realizimi i të cilit zhvillohet në suaza të tre rrjedhave të vendosura strategjike të punës të profesionalitetit, punës demokratike policore dhe kërcënimeve transnacionale.
Gjatë takimit, siç cekin nga MPB, bashkëbiseduesit folën edhe për rezultatet e arritura gjatë periudhës së kaluar, para së gjithash duke e potencuar faktin e besimit të shtuar të qytetarëve në polici dhe transparencën e Ministrisë.
Nga ana e ambasadorit Val u shpreh bindja dhe angazhimi që edhe në të ardhmen të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta në drejtim të ndërtimit të perceptimit pozitiv të opinionit ndaj policisë.
Burimi: zhurnal.mk