Spasovski takohet me drejtorin e Përgjithshëm të IOM-it

min lexim

Delegacioni i Lartë i MPB-së i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë vizite pune në Gjenevë, ka mbajtur takim pune me drejtorin e Përgjithshëm të kësaj agjencie në selinë e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e OKB-së, Antonio Vitorino.

“Me këtë rast, Spasovski e falënderoi drejtorin e Përgjithshëm të IOM-it, Antonio Vitorino, si dhe përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, të cilët janë drejtpërdrejt të pranishëm në kufirin maqedonas-grek, në Qendrën e përkohshme për emigrantë, ku marrin pjesë në realizimin e aktiviteteve ditore, sigurimin e mbështetjes dhe ndihmës për emigrantët, si dhe gjatë pandemisë duke siguruar pajisjet e nevojshme mbrojtëse dhe janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me përfaqësues të policisë kufitare të pranishëm në nivel lokal, si dhe me përfaqësues të ministrisë sonë në një nivel më të lartë”, njoftoi MPB-ja.

Spasovski, siç shtuan nga MPB-ja, informoi se aktualisht vlerësimet janë se gjendja e sigurisë në kufijtë shtetërorë është e qëndrueshme dhe pa ndryshime të theksuara në krahasim me periudhën e kaluar.

Ministri theksoi se për këto arsye vëmendje e veçantë i kushtohet zbulimit të hershëm dhe parandalimit të tentativave për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror, parandalimin e kontrabandës së emigrantëve, shtypjen e grupeve kriminale që kryejnë kontrabandë, identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore dhe kategoritë e cenueshme të personave në mesin e emigrantëve.

“Natyrisht, për të përballuar lëvizjen e shtuar nuk mjaftojnë vetëm masat kombëtare, por vazhdimi dhe forcimi i mëtejshëm i qasjes së përbashkët të vendeve të interesuara, që do të përfshijë bashkëpunimin operacional, mbështetjen në forcimin e kapaciteteve kombëtare, por edhe bashkëpunimin me vendet e prejardhjes. Në këtë drejtim, ndër prioritetet tona kryesore është thellimi dhe ruajtja e bashkëpunimit ndërkombëtar – me vendet e rajonit, me vendet e tranzitit dhe origjinës, me agjencitë e BE-së (në rend të parë Fronteks, Europol, EASO), me Kombet e Bashkuara (IOM, UNHCR), si dhe organizatat relevante ndërkombëtare (OSBE, ICMPD, DCAF)”, theksoi Spasovski.

Drejtori i përgjithshëm i IOM-it, Vitorino, i shfaqi respektin e veçantë ministrit Spasovski për mundësinë e mbajtjes së takimit të sotëm dhe e falënderoi sinqerisht për përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë për projektet e përbashkëta të realizuara, me besimin se ata, si organizatë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në drejtim të mbështetjes në forcimin e kapaciteteve kombëtare.

“Ministri Spasovski me këtë rast tha se i gëzohet veçanërisht që në periudhën 15-16 nëntor të vitit 2022, në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, do të mbahet “Konferenca ministrore për menaxhim të qëndrueshëm me migracionin në Ballkanin Perëndimor”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Çekisë me mbështetjen e IOM – Organizata Ndërkombëtare për Migracion. Qëllimi i kësaj konference do të jetë të mbulojë të gjitha temat që prekin vendet e Ballkanit Perëndimor dhe organizatat ndërkombëtare që do të marrin pjesë dhe në të njëjtën kohë të krijojë sinergji më të mirë mes vendeve për t’u përballur me emigracionin”, theksuan nga MPB-ja.

 

Story i mëparshëm

Tre raste të reja me ethet e derrave afrikane në rajonin e Kumanovës

Story i radhës

Pas 2 vitesh, Maqedonia e Veriut ka sërish ambasador në Bullgari

Të fundit nga