Spasovski: Situata e sigurisë është stabile

min lexim

Shkup, 12 nëntor – Situata e sigurisë në shtet në gjithë territorin për momentin është stabile, e sigurt dhe nuk ka kurrfarë të dhënash për shkelje, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duke konfirmuar se mund të kenë ndikim ngjarjet nga rrethina më e afërt dhe me e gjerë, por edhe kriza.

 

“Tani, a mund të ndikojnë ngjarjet që na ndodhin dhe mjedisi më i afërt dhe më gjerë, sigurisht që po. Këtu është lufta me agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, por edhe aspekte të tjera, në radhë të parë kriza ekonomike dhe energjetike, të gjitha këto ndikojnë në situatën e sigurisë. Dhe për këtë janë vënë në funksion të plotë të gjitha shërbimet e sigurisë dhe të rendit”, tha Spasovski.

Në lidhje me alarmet për bomba në shkollat e mesme, sipas tij, është më se e qartë dhe nuk duhet të jemi ekspertë të mëdhenj as për terrorizmin, e as për krimin e organizuar, se po ndodh një sulm hibrid.

“Edhe në alarmin e parë i cili ishte në NQP, edhe alarmet në shkolla. Analizojmë në disa drejtime. Më duhet të them se për një nga rastet jemi shumë afër përfundimit në tërësi. Ka disa të dhëna të cilat japin pasqyrë shumë të qartë në këtë pjesë, megjithatë ato janë, para së gjithash, informacione të cilat tani nuk mund të ndahen, analizohen brenda në kuadër të hetimit”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

Tregon, siç tha, për atë se ky është akt monstruoz sepse shkakton shqetësim edhe te qytetarët, edhe te kuadri arsimor, edhe te nxënësit, te çdo njeri normal pa marrë parasysh arsyet se pse bëhet kjo.

“A është për disa arsye gjeostrategjike, a është për biznes, për arsye politike etj. Të gjitha aspektet janë analizuar. Realizimi sa më i shpejtë i një prej atyre ngjarjeve është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, por niveli i lartë që është ngritur brenda institucioneve të zbatimit të ligjit dhe monitorimi i situatës 24 orë në ditë, monitorimi përmes shtabit të krizës që punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme, qytetarët duhet të jenë të qetë në këtë pjesë se nuk kemi asnjë të dhënë që mund të dëmtojë sigurinë tonë”, tha Spasovski.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Benzema qetëson tifozët e Francës

Story i radhës

Një klasike që mund të peshojë shumë

Të fundit nga