Spasovski: Që kur jam unë ministër, është ulur numri i viktimave në aksidente

1 minut lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në konferencë për shtyp theksoi se që kur është emëruar në krye të ministrisë është ulur numri i aksidenteve në komunikacion.

“E shihni se sa janë përmirësuar rezultatet me punën e kolegëve në rrugë duke kryer kontroll pa ndalë. Kemi ulje serioze të numrit të viktimave në aksidente rrugore”, u shpreh Spasovski.

Ai shtoi se në vitin 2013 ka pasur 198 viktima, ndërsa në vitin 2021 ka pasur 111 viktima.

“Këto rezultate janë falë përkushtimit dhe punës, por mund ta quani nëse dëshironi nga momenti kur unë jam në krye të MPB-së, nga viti 2016 deri sot kemi rënia të vazhdueshme të viktimave të komunikacion”, tha Spasvoski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vijon protesta për prishjen e banesave/ Pas ambasadës amerikane, qytetarët marshojnë drejt selisë së BE

Story i radhës

Кривични пријави за скопјани кои биле затекнати без сертификат во угостителски објект

Të fundit nga