Spasovski: Po vijon hetimi në NQP, mbi 120 autobusë janë kontrolluar dhe lëshuar në funksion

October 19, 2022
1 minut lexim

Pas kërcënimit të pranuar për bombë të vendosur në një autobus të NQP “Shkupi”, janë kontrolluar mbi 120 autobusë në të cilët nuk ka asgjë dhe ata janë lëshuar në funksion, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se deri ku është hetimi në lidhje me denoncimin për bombë të vendosur në një autobus urban, Spasovski deklaroi se pret që gjatë ditës hetimi të përfundojë plotësisht edhe në NQP “Shkup” dhe në mjetet transportuese, me qëllim, siç tha, të jemi të sigurt se nuk ka asgjë dhe qytetarët të jenë të sigurt.

“Hetimi në lidhje me denoncimin, e-mailin e dërguar nga një punonjës i NQP ‘Shkupi’ është duke vazhduar. Personi është arrestuar dhe shërbimet kompetente po punojnë me të, ndërsa po vijon kontrolli antiterror. Situata është nën kontroll, hetimet janë duke vazhduar, do të sigurohen të gjitha provat e nevojshme që janë në këtë pjesë dhe do të informojmë më tutje”, deklaroi ministri Spasovski gjatë pauzës nga konferenca vjetore në kuadër të Programit për Reforma në Sektorin e Zbulimit dhe të Sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2021-2026) organizuar nga Qendra për Menaxhimin me Sektorin e Sigurisë (DCAF) të Gjenevës, e cila mbahet sot në Shkup.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Tetovë, motra sulmon motrën

Story i radhës

Nuredini: Nuk po heqim dorë nga tranzicioni i gjelbër, thjesht po e ngadalësojmë ritmin

Të fundit nga

ShkoLartë