Spasovski: Nuk do t’i votojmë interpelancat e BDI-së

January 10, 2025
min lexim

Oliver Spasovski nga LSDM deklaroi sot në një konferencë për shtyp se LSDM nuk do t’i mbështesë dhe nuk do të votojë për interpelancat e paraqitura nga BDI, pasi nuk janë të nevojshme ndarje të reja mbi baza etnike.

“Kuvendi i Maqedonisë në asnjë rast nuk duhet të bëhet arenë për nxitjen e tensioneve ndëretnike dhe krijimin e mundësive për ndarje mes qytetarëve. Nëse qëllimet e paraqitësve do të ishin të sinqerta, arsyet për interpelancat nuk do të duhej të lidhen me kontekst etnik, por vetëm me argumente dhe fakte për punën e një ministri ose funksionari të caktuar. Për fat të keq, argumente dhe fakte ka sa të duash. Incidentet dhe përdhosja e flamurit maqedonas, prishja e rendit dhe qetësisë publike, si dhe përdorimi i armëve të zjarrit që ndodhën gjatë shënimit të Ditës së Flamurit Shqiptar janë për çdo dënim dhe paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për marrëdhëniet ndëretnike, sigurinë publike dhe dinjitetin e maqedonasve. Por gjithashtu edhe ngjarje të tjera me përdhosjen e simboleve të tjera”, tha Spasovski.

Sipas tij, veprimi i institucioneve, si dhe ndërmarrja e të gjitha masave të nevojshme për të ndëshkuar autorët e këtyre veprimeve të pamatura dhe të dëmshme, nuk mund të jenë subjekt i një interpelance politike.

“Ekzistojnë ligje, dhe nëse ato ligje shkelen, duhet të veprohet dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Nga ana tjetër, ekzistojnë shumë arsye të tjera të bazuara për interpelancë, veçanërisht për ministrin Toshkovski, por edhe për shumë ministra të tjerë në Qeveri. Tani shtrohet pyetja pse BDI nuk i përfshin këto baza për interpelancë ndaj ministrave. Për shembull, nuk ka asnjë fjalë pse nuk merren masa që janë nën kompetencën e ministrit të Ekologjisë. Nuk ka asnjë fjalë për skandalet që kanë ndodhur në kufirin me Kosovën, për arratisjet e Ramadanit dhe Grubit, të cilat janë nën juridiksion të drejtpërdrejtë të MPB-së. Nuk ka asnjë fjalë për spastrimet partiake që po bëhen në institucione, në MPB, në sektorin e sigurisë, për largimet nga puna të profesionistëve, për shpërndarjet partiake dhe shkarkimet e paligjshme. Nuk ka asnjë fjalë pse është amnistuar truproja e Mickoskit që sulmoi një polic dhe u lirua nga përgjegjësia dhe tashmë është avancuar. Gjithashtu, në interpelancë nuk përfshihen aspak ngjarje nga aspekti i sigurisë, në të gjitha qytetet, Shkup, Shtip, Prilep, dhe nuk pyetet pse u dogj automjeti i shefit ose i zëvendësit,” theksoi Spasovski dhe shtoi se e gjithë kjo tregon se qëllimet kanë qenë të tjera, dhe ato janë hapja e tensioneve të reja ndëretnike.

“Në gjashtë muajt e fundit, hapësira publike është helmuar me tema dhe narrativa ndëretnike dhe ndarje. Kjo është strategjia e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së që nga e kaluara, dhe LSDM e dënon ashpër këtë strategji për ngritjen e tensioneve ndëretnike dhe nuk do të jetë pjesë e këtyre lojërave. LSDM ka investuar shumë në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike, dhe nëse disa vite më parë ishte temë përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike, kjo nuk duhet të jetë më temë. LSDM konsideron se, duke ndërtuar marrëdhënie të mira ndëretnike, duhet të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet e mundshme dhe së bashku të përpiqemi ta bëjmë Maqedoninë një shtet evropian dhe ekonomikisht të prosperuar. Kjo strategji e BDI-së, në fakt, i përshtatet më shumë se gjithçka VMRO-DPMNE-së dhe satelitëve të saj në pushtet. LSDM, si grup parlamentar dhe si parti, çdo ditë kundërshton dhe do të vazhdojë të kundërshtojë politikat e gabuara të qeverisë, si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij. Kështu do të vazhdojmë. Të gjitha instrumentet demokratike që kemi në dispozicion do t’i përdorim në mënyrë të përgjegjshme dhe të argumentuar, jo për politikë ditore, por për qytetarët dhe të ardhmen e shtetit”, tha më tej Spasovski.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

CEO i OpenAI Sam Altman akuzohet nga motra e tij për abuzim seksual

Story i radhës

Një milionë euro ose do të largohem!

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë