Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski duke folur për kërkesat e Sindikatës së Policëve të cilët kërkojnë rritje rroge, ka deklaruar për Alsat se nga muaji shtator, rrogat e policëve do të rriten për 10 për qind. Sipas Spasovskit nga ardhja e tij në krye të MPB-së rrogat e policëve janë rritur për 25 për qind.
“Është nënshkruar marrëveshja e re kolektive në të cilin parashikohet rritje për 10 për qind në sektorin publik. Në të bie edhe policia. Nga shtatori do të ketë rritje të re prej 10 për qind të pagave”, deklaroi Spasovski.