Spasovski: Në kushte të krizës duhet të racionalizohen të gjitha shpenzimet

min lexim

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot deklaroi se për udhëtimet zyrtare shumë shpesh shfrytëzon kompani me buxhet të ulët. Në kushte të krizës, siç tha, duhet të racionalizohen të gjitha shpenzimet, sepse ato janë mjete financiare të qytetarëve dhe është me rëndësi që të kryhen punët, me shpenzime më të ulëta të mundshme.

I pyetur për komentin rreth fotografive të fundit nëpër rrjetet sociale nga fluturimet gjatë udhëtimeve të punës jashtë vendit nga kompani me buxhet të ulët në një intervistë për TV Kanal 5, ai tha se duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që të përzgjedhet oferta më e volitshme për fluturim.

“Kjo nuk është asgjë e çuditshme, duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të zgjedhur ofertat më të favorshme të fluturimit si për sa i përket çmimit ashtu edhe për lidhje. Shumë shpesh i shfrytëzon Izixhet, Viser, Rajaner etj.”, theksoi Spasovski.

Vendimet të cilat janë sjell nga ana e Qeverisë, shtoi ai, kanë të bëjnë me kursime dhe për këtë dorëzohen raporte.

“Ka raporte në të cilat mund të shihet kursimi, qoftë kursimi i energjisë apo ndonjë qëllim tjetër që po i vendosim”, tha ministri Spasovski.

Ministri i Punëve të Brendshme edhe një herë e dënoi sulmin ndaj pronarit të portalit “Bure Vesnik” Zoran Bozhinovski, duke potencuar se në vend nuk guxon të tolerohet sulm fizik ndaj askujt, pavarësisht nëse është gazetar apo qytetar i thjeshtë.

Ai shtoi se edhe kur do të zhvillohen bisedimet në nivel të partive politike, por edhe ato në Parlament, duhet të ketë argument i cili do ta kundërshtojë argumentin se vendi duhet të bëhet anëtar i BE-së.

 

Story i mëparshëm

Sportingu i Lisbonës hedh në gjyq Interin,

Story i radhës

RMV, diabetikët dy muaj pa shirit për matjen e sheqerit

Të fundit nga