Spasovski në Kanal 5: Rasti me djalin e zv/ministrit të Brendshëm SPEKULIM mediatik dhe i pabazuar në fakte (VIDEO)

December 1, 2022
1 minut lexim

Informacionet e ditëve të fundit lidhur me rastin e djalit të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme nuk janë aspak të sakta dhe të njëjtat janë të rrejshme, pa fakte dhe të bazuara në spekulime dhe të nxjerra vetëm nga disa burime të “caktuara” të MPB-së. Kështu sonte ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski “Samo Intervju” në televizionin Kanal 5 përballë gazetarit Goce Mihaillovski, përcjell GAZETA.MK

Spasovski gjatë kësaj interviste gjithashtu ka thënë se automjeti i përmendur këto ditë, kinse i djalit të zëvendësministrit nuk është ndaluar fare nga policia dhe se nuk është e vërtetë që i njëjti ndonjëherë nuk i është ndalur ndonjë patrulle të policisë.

“Automjeti në fjalë është pronë e një personi juridik dhe jo i ndonjë personi fizik. Në atë moment vetura nuk është drejtuar nga djali i zëvendësministrit. Këto argumente i kamë marrë nga Kontrolli i Brendshëm, ndonëse ne tashmë kemi nisur edhe një procedurë në Kontrollin e Brendshëm për të vërtetuar nëse ajo veturë ka qenë zyrtare sepse të atilla ishin informacionet e para. U konstatua se vetura e lartpërmendur është e tipit Mercedes dhe jo Audi. Janë dhënë udhëzime nga Kontrolli i Brendshëm dhe ata kanë ftuar në bisedë pronarin e makinës. Atë mbrëmje automjeti nuk është ndalur dhe as që ka pasur kontroll nga punonjësit e policisë. Ne i kontrollojmë të gjitha faktet dhe argumentet,” deklaroi ministri Spasovski.

Video e plotë e intervistës së ministrit Spasovski në Kanal 5:

Pjesa ku përgjigjet ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në pyetjen lidhur me rastin e djalit të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme ëshë nga minuta 8 deri në minutën e 13 të emisionit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama flet me kryeministrin britanik, temë diskutimi edhe emigracioni i paligjshëm

Story i radhës

Askush nuk merr përgjegjësi për vrasjen e gruas shtatzënë në Kosovës, që ishte në “mbrojtje” të shtetit

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë