Spasovski: Ligji i “branitellave” nuk sjell destabilizim, ka përkrahjen e OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-it

September 29, 2024
1 minut lexim

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Osliver Spasovski, vlerëson se çështja e të ashtuquajturve “branitela” duhet të mbyllet prandaj insiston në miratimin e propozimligjit të propozuar nga kjo parti. Spasovski në një intervistë për radion evropa e lirë thotë se, LSDM e parashtroi propozim ligjin pasi ishte e qartë përkrahja edhe nga OBRM-PDUKM edhe nga Lëvizja ZNAM.

Duhet të mbyllet kjo çështje e cila shumë gjatë është e hapur. Familjet e “branitelëve” të vrarë gjatë nuk u dëmshpërblyen. Në këtë kategori duhet të futen edhe ata që e dhanë jetën në disa fatkeqësi që ndodhën, apo do të thoja tragjedi, si fatkeqësia e helikopterit e kështu me rradhë. Në esencë është me rëndësi vullneti politik dhe konsensusi mes partive politike. Kjo është arsyeja që ne tani e propozuam sepse kishim vullnet të shprehur qartë edhe nga OBRM-PDUKM, edhe nga Lëvizja ZNAM, edhe nga ana e LSDM-së, të cilat vlerësuan se duhet të miratohet kjo zgjidhje ligjore.”, tha koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Osliver Spasovski.

Spasovski nuk pajtohet me deklaratat se propozim ligji për branitellat ndikon në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike, apo shkakton tensioneve.

“Absolutisht mendoj se nuk duhet të futemi në drejtim të asaj se në këtë mënyrë do të shkaktohet prishje e marrëdhënieve ndëretnike apo tensione të caktuara, për shkak se nuk mundet asnjë debat që hapet në kuvend të jetë debat për krijimin e tensioneve të caktuara.”, tha Spasovski.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Është finalizuar divorci i Channing Tatum dhe Jenna Dewan

Story i radhës

Kica-Xhelili ironizon me Zybën e VV-së: Na falni që s’po ju lejojmë të vidhni pa ua përmend

Të fundit nga

​Modriç shumë afër kalimit në AC Milan

Luka Modrić është shumë pranë një transferimi te AC Milan pas largimit nga Real Madrid. Sipas burimeve të shumta, përfshirë “La Gazzetta dello Sport” dhe ‘Sky Sport Italia”, mesfushori kroat ka dhënë
sqmken
ShkoLartë