Spasovski lavdëron vendin: Jemi vendi më i sigurt i Ballkanit Perëndimor

November 7, 2022
1 minut lexim

-Republika e Maqedonisë së Veriut është më e sigurt nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me një kërcim prej 67 vendeve që nga viti 2017 dhe katër vende më lartë se në vitin e kaluar. Ose, sipas Indeksit Global të Paqes (GPI – Global Peace Index), këtë vit jemi në mesin e 36 vendeve më të sigurta në botë, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në rrjetet sociale.

Spasovski thotë se Indeksi Global i Paqes është një mjet i dobishëm për të analizuar se sa larg kemi arritur në fushën e sigurisë.

“Jam krenar për reformat që kemi bërë. Jam krenar edhe për rezultatet e policisë. Efikasiteti i tij në të gjitha fushat e sigurisë nga viti në vit shënon progres, gjë që u konfirmua edhe në Raportin e Progresit të KE-së të këtij viti, veçanërisht në zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit për luftën kundër terrorizmit, në luftën kundër trafikut të drogës, në miratimin e dokumenteve strategjike nga fusha e menaxhimit të kufijve dhe migracionit, progresi në përmirësimin e kapaciteteve për hetime financiare, si dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar policor”, ka shkruar Spasovski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moraçanin: Nuk pres sot të arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

Story i radhës

Këta janë fatlumët e kësaj jave/ Parashikimi nga Paolo Fox: Shenja që nuk duhet të luaj me zjarrin

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë